Puna për zhvarrosjen, identifikimin dhe varrosjesn e ushtarëve grekë gjatë luftës italo-greke, ka përparuar deri më tani me hapjen e rreth 150 varreve. Burime nga Ministria e Mbrojtjes thanë për ResPublica se në shumicën e tyre është gjetur pllaka me mbishkrimin “Greco” që sugjeron se kemi të bëjmë me ushtarë grekë të varrosur nga italianët. Pllakëza “Greco” është pra identifikimi i kombësisë në pamundësi për të identifikimin nominal.

Pak javë më parë, zbulimi i një pllake të tillë u interpretua në disa media si dëshmi e gjetjes së një ushtari Italian, ndërkohë që burimet nga Ministria e Mbrojtjes pohojnë të kundërtën. 

Po kështu janë gjetur medaljone, shenja identifikuese në rroba si togëza, flamur, pjesë të caktuara të uniformës. Numri i trupave të paidentifikueshëm nuk kalon pesë dhe për ta do të kryhen teste të ADN-së.

Gërmimet po kryhen në Dragot të Tepelenës dhe do të vazhdojnë edhe në vende të tjera të qarkut të Gjirokastrës.