Trump është i padëshiruar në shumë ambjente. Por refuzimi i senatorit John McCain është ndoshta i pari që nuk pranon presidentin e SHBA në funeral. 
Rrjeti televiziv NBC citon njerëz pranë McCain për dëshirën e tij ndërkohë që senatori është duke luftuar me kancerin në tru dhe ka pak shanse të rikuperojë. Senatori ka shprehur dëshirën që në funeral nga Shtëpia e Bardhë të jetë zv.presidenti Mike Pence. 

Mediat kujtojnë mungesë  e Trump edhe në funeralin e Barbara Bush, e cila u argumentua me faktin e rrëmujës që mund të sillte siguria e shtuar e presidentit. Në vend të tij ishte bashkëshortja, Melania.