Në vitin 1651 në Londër, John Reeve dhe kushëriri i tij, Loodowicke Muggleton themeluan atë që do të njihej si sekti i Mugletonianëve që vazhdoi çuditërisht deri në vitin 1979. Sekti ishte kundër shkencës dhe i përmbahej në mënyrë rigoroze Shkrimeve të Shenjta duke prodhuar një vizion të vetin për kozmosin.
National Geographic sjell disa harta të shkëputura nga libri i një mugletoniani, Isaac Frost, publikuari në vitin 1846, titulluar: “Dy sistemet e Astronomisë”. Hartat mugletoniane përfaqësojnë vizionin gjeocentrik në një mënyrë estetikisht shumë interesante duke dëshmuar jo vetëm një përfytyrim spontan, por edhe një elaborim të idesë që po rrëzohej nga shkenca.