Presidenti amerikan Donald Trump ka zyrtarizuar shtyrjen e takimit të shumpëritur me kreun e Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Shtëpia e Bardhë ka publikuar në rrjetet sociale një letër të Trump drejtuar Jong-un përmes së cilës konsideron se koha e takimit të planifikuar për 12 qershor është e papërshtatshme.
Ne u informuam se ky takim u kërkua nga Korea e Veriut, por një gjë e tillë për ne është tërësisht e parëndësishme. Po prisja me padurim që t’ju takoja në Singapor. Për fat të keq, bazuar në mërinë e jashtëzakonshme dhe armiqësinë e hapur të shfaqur në deklaratën tuaj më të fundit, e ndjej të papërshtatshme në këtë kohë, të zhvillojmë këtë takim. Për këtë arsye ju lutem le të jetë kjo letër të bëjë me dije se Samiti I Singaporit nuk do të mbahet. Ju flisni për kapacitetet tuaja bërthamore, por tonat janë kaq masive dhe të fuqishme saqë i lutem Zotit që nuk do të përdoren kurrë
thuhet ndër të tjera në letrën e Trump.
Duket se presidenti amerikan ka dashur të zbulojë se samiti i Singaporit ishte kërkesë e Phenianit, pra një hapje dhe nevojë e regjimit Korean, ndërkohë që nuk ka harruar të kujtojë sesa i fuqishëm është arsenali bërthamor amerikan. Një komunikim banal dhe joetik, por që duket se përfaqëson gjuhën me të cilën Trump beson se duhet folur edhe në emër të SHBA.
