Gërmimet arkeologjike në gadishullin Taman në Rusinë jugperëndimore sollën në dritë një helmetë të lashtë korintase. Megjithëse dukshëm e konsumuar, pasi ka qenë nën tokë për më shumë se 2.500 vjet, zbulimi i saj është jashtëzakonisht mbresëlënës.

Sipas  Archaeology News Network, helmeta është bërë prej bronzi dhe i përket armatimit korintas, sepse "mbulon të gjithë kokën dhe qafën me përjashtim të syve dhe gojës, dhe kishte paragnathous".

Në pjesën e brendshme  helmeta ishte e veshur me pëlhurë ose lëkurë për të mbrojtur kokën e luftëtarit. Sipas drejtorit të Institutit të Arkeologjisë në Akademinë ruse të Shkencave helmeta i përket  të 5 shekullit para erës sonë. Arkeologët ndodhen në këtë zonë prej dy vjetësh, duke bërë gërmime në nekropolin me 600 varre ku kanë vdekur shumë luftëtarë grekë të Mbretërisë së Bosforit.