Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, ka bërë thirrje që shqiptarët të bëjnë sa më shumë fëmijë, duke konsideruar se kjo është një detyrë patriotike. Ai ka folur para ushtarakëve me rastin e Ditës së Fëmijëve, 1 qershorit, me ç'rast është mbajtur edhe një aktivitet.