Shërbimi amerikan i Inteligjencës, CIA, ka publikuar sot një përmbledhje të dhënash për vende të ndryshme të botës. Në pjesën për Shqipërinë, shërbimi amerikan cilëson se vendi ynë mbetet një burim i rëndëishëm për prodhimin e kanabisit në nivel kontinenti.
Konstatimi i shërbimit amerikan vjen pak muaj nga deklrata e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, që në mars të këtij viti e cilësoi të fituar luftën ndaj kanabisit.
Ne e fituam luftën kundër kanabisit. E fituam edhe betejën për nxjerrjen e Shqipërisë nga harta e vendeve që kultivojnë kanabis
deklaroi kryeministri gjatë një interviste për Channel One.
Është një qëndrim që duket se nuk ndahet si i vërtetë nga vendet partnere me Shqipërinë që ndonëse përmes ambasadorëve të tyre dalin në krah të Ramës, duket se në raporte respektojnë të dhënat nga terreni që mbledhin vetë.