Maqedonia mbetet pika më delikate në Ballkanin Perëndimor dhe një vend ku përplasen disa interesa. Provë për këtë është fakti se kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë Shkupin më 8 shtator, vetëm tre javë përpara referendumit për Marrëveshjen e Prespës që çoi në zgjidhjen e konfliktit me Greqinë për emrin.
Vizita e Merkel provon kështu investimin direkt të Perëndimit për kryeministrin Zoran Zaev, i cili e ka deklaruar hapur së fundmi se karriera e tij politike lidhet me rezultatet e referendumit. Gjermania ka qenë e angazhuar shumë në zhvillimet në Maqedoni aq sa caktoi edhe një të Dërguar të Posaçëm.