Vladimir Putin ka dhënë një tjetër shfaqje në televizionin publik, që ka transmetuar vizitën e tij në një poligon qitjeje. Jo rastësisht shefi i Krellnit ka qenë nga të parët që ka provuar kallashnikovin e ri.

Video tregon se Putin është  mirëtrajnuar me një snajper tip Kallashnikov, teksa shënjestron me kujdes tabelën në një largësi 600 metra.

Putin shquhet për karakterin sportiv, si në rastin e sfidës së një xhudisti profesionist. Pasionet e presidentit rus janë të shumta, që nga makinat e të gjitha llojeve që pëlqen të ngasë, e deri të kafshët. Putin njihet si adhurues i qenve dhe ka një koleksion të gjerë të miqve me 4 putra të njeriut.