Teksa qeveria vazhdon të mos i konsiderojë banorët e Unazës së Madhe që protestojnë kundër prishjes së shtëpive që preken nga zgjerimi i rrugës, përplasja duket e pashmangshme.

Pamvarësisht përpjekjeve për ta deligjitimuar shqetësimin e banorëve, duke i etiketuar me lloj lloj përcaktimesh, shteti vendosi të tregojë dhëmbët.

Për të mbrojtur kantierin e firmës që do të kryejë punimet, në zonën e Astirit u dërguan Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ndërsa Erion Veliaj vijon me propagandën se këtu po kundërshtohet suksesi i tij dhe jo dalja e banorëve nga shtëpitë. Kujtojmë që asnjë autoritet nuk shkuar të takojë banorët, ndonëse Avokatja e Popullit foli për shkelje flagrante të procedurave nga ana e ARRSH dhe bashkisë.

Propaganda e Veliajt shpërndau sot lajmin se organizatori i protestës Dorjan Protoduari, i cili kishte kërcënuar me jetë kryebashkiakun  dërgoi pranë autoritetit rrugor shqiptar letrat për t’u shpronësuar. Sipas të njëjtit lajm një tjetër protestues i Partisë Demokratike, Gani Veliaj, ka hequr dorë nga dhuna e ushtruar duke u bërë pjesë e procesit ligjor.