Qeveria është në hall. Në hall të madh madje. Por ironikja është se opozita është në një hall edhe më të madh. Ajo ka dalë në vend të dytë të përfaqësimit të kundërshtimit të qeverisë. Protesta e studentëve e bëri këtë gjë. Ndaj edhe pamë aty para ca ditësh ndonjë gazetar të çquar që po bënte rikonjicion.
Për ta zgjidhur këtë situatë që po e vendos PD-në dhe LSI-në në rolin e vet të pazarit, lakuriq fare, PD-ja po përpiqet të njollosë protestën, apo me shpresë ta vjedhë atë.
Qesharaken në këtë rol e ka marrë Sali Berisha që publikon një foto të atij që e quan studenti dixhital. Sipas Berishës ka disa të rinj të FRESSH-it që po përpiqen të prishin protestën. Dhe ja tek shfaqet Doktori që I ruan. E çuditshmja këtu është se pse studentët do të duhet t’i shkruajnë letra anonime dixhitale Sali Berishës kur tashmë kanë dalë në shesh? Këtë e di vetëm Sali Berisha me hallin e tij që kësaj radhe nuk qullosi gjë në opozitë. Dhe për turpin e tij po përpiqet edhe të mbysë një protestë me kërkesat e së cilës mund të mos jesh dakord, por të paktën është e vetvetishme për aq sa dimë. Përndryshe pse do shqetësohej z. Berisha? Kur vallë kanë tentuar më parë t’I prishin apo vjedhin protestën në këto dy dekada? Asnjëherë.
www.luanmata@yahoo.com
Vjedhja me e madhe e Sali Berishes eshte ajo e PD-se...
Kete nuk ia kane falur kurre, atij, "demoktaret" krahinore, qe nuk e duronin faktin qe ne krye te kesaj partie te ishte nje "malok".
Kjo eshte arsyeja e vetme, se pse ju "demokratet" e ResPublica, keni nje mllef kaq te madh ndaj Sali Berishes.
Kjo eshte arsyeja qe keni Ju
Kjo eshte arsyeja qe keni Ju ne mendje. Ai qe ka shkruar shkrimin as ka qene ndonjehere pjese partish dhe as i PD, as edhe e krijimit te PD. Nuk e ka kete moshe mbi te gjitha.
Nuk ka mllef gjekundi ndaj Sali Berishes. Ate e kerkoni Ju per te skualifikuar shkrimin. Jeni i lire te mendoni keshtu. Sa per shkrimin dhe qendrimin mund te themi vetem se: askush nga gazetaret qe shkruajne nuk ka ndonje kompleks nga historia politike e.z. Berisha. As per mire e as per keq. Jeta ka kaq shume gjera sa per t'u katandisur ziliqare historish. Por vete z. Berisha ndoshta duhet ta respektoje me shume ate histori, per aq sa i perket, sepse po shkon drejt mbylljes se ciklit politik aktiv. Nuk mund te jete per cdo vit historian dhe tribun i studenteve dhe 8 dhjetorit. Do ta degjonin me shume ndoshta. Sepse po te ecim me metrin e tij atehere kushedi sa dhjetoriste dixhitale mund te dalin. Por pse ta ulim aq shume nivelin...