Shqetësimin për atë që po ndodh në rrugëte Europës ka shprehur edhe Rexhep Taip Erdogan, duke thënë se Turqia është kundër "kaosit të shkaktuar nga jelekët e verdhë", por nuk pajtohet me "dhunën joproporcionale" kundër demonstruesve.

"Nga pamjet që pamë kuptuam se leksionet e europianëve për demokraci, liri dhe të drejtat e njeriut mbeten vetëm brenda katër mureve të shkollës"- tha presidenti turk.  

"Skenat nga protestat në Francë tregojnë dështimin e Evropës me demokracinë, të drejtat dhe liritë e njeriut. Siguria dhe prosperiteti i Europës nuk kërcënohen nga emigrantët apo muslimanët, por nga qytetarët europianë. Ata që kanë nxitur ndjenjat kundër emigrantëve dhe islamofobinë për hir të populizmit politik, tani bien në kurthet e tyre"-shtoi Erdogan.