Në Francë protesta e jelek-verdhëve është pasuar nga një protest e studentëve që kundërshtojnë tarifat në universitete. Sipas France 24, politika franceze i ësghtë druajtur bashkimit të studentëve me punëtorët që nga viti 1968 kur edhe u sanksionua fundi politik i Charles de Gaul pikërisht nga protestat e studentëve.
Sot në Paris studentët kanë dalë rrugëve edhe për një arsye tjetër: ata kundërshtojnë një ndryshim që administrata e Macron ka bërë për provimin e fundit të shkollës. Po kështu studentët kërkojnë hedhjen poshtë të kësaj reforme që sipas tyre vendos dallime në trajtimin e të pasurve dhe të varfërve. Kampusi i Sorbonës u mbyll në parapritë të ndonjë proteste të mundshme, ndërkohë që studentët në Nanterre dhe Rennes 2 votuan që të bllokojnë godinat e tyre.
Protesta në fjalë ka ngjashmëri me atë që po ndodh në Tiranë, çka krijon një ide për një klimë protestash që me gjasë do të prekë stabilitetin aktual.