Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka shkarkuar dje – formalisht dorëheqje – Etleva Kondin. Kondi mbante detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Partneritetit Publik Privat në këtë ministri.

Një ndër njerëzit kryesorë të kohës kur titullar ishte Damian Gjiknuri, Kondi ka qenë pjesë e projekteve kryesore koncesionare të firmosura nga qeveria e z. Edi Rama.

Largimi i saj bën pjesë në kuadër të spastrimit të ministrisë dhe agjencive të varësisë nga ata që konsideroheshin si njerëz të Gjiknurit, mes të cilëve Afrim Qendro i Autoritetit Rrugor, Klodian Gradeci i Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe Drejtorit të Portit Durrës, Afrim Bakaj.