Seanca e sotme parlamentare ka qenë e pazakonshme edhe për standardin shqiptar.

Deputeti demokrat Edi Paloka ka hedhur bojë mbi kryeministrin, pas qëndrimeve të këtij të fundit ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha, ndonëse përmes një deklarate për shtyp PD-ja thotë se akti lidhet me bullizmin e Ramës ndaj Palokës për mënyrën e të folurit të këtij të fundit.

Në sallë ndodhej edhe kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Telat Xhaferri.