Kryeministri i Shqipërisë mund të bëjë çdo gjë vetëm e vetëm që të mos përmbushë atë që ai e sheh si skenar të opozitës: përballjen e tij me protestën. Masiviteti i dy protestave të fundit dhe dorëzimi i mandateve e kanë evidentuar krizën. Një rrethim i parlamentit në seancë, do ta theksonte gravitetin e saj dhe defunksionalizimin e plotë të institucioneve.

Për këtë arsye seanca plenare është menduar që të zhvillohet sot pasdite, ndërkohë që protesta e opozitës ishte parashikuar për të enjten. Nëse ecet kështu do të kalohet drejt një Parlamenti portativ i cili për shkak të frikës së z. Rama mund të mblidhet edhe natën, e madje edhe në ndonjë tavern apo bujtinë të ndonjë qyteti tjetër.

Ç’të keqe ka këtu?