Ndërkombëtarët dalin jo vetëm kundër mjeteve të përdorura nga opozita (djegia e mandateve dhe dhuna), por edhe kundër kauzës së tyre ..

Kjo fjali është titull kryesor në disa media dhe konkulzion i këtyre redaksive pas konferencës që dhanë në Tiranë eurodeputetët e Parlamentit Europian.

Nuk është ndonjë fragment i cituar nga moria e deklaratave që bënë eurodeputetët, të cilin thjesht këto media e kanë referuar, por një rezyme shumë-redaksionale mbi “shuplakën”  që mori opozita nga ndërkombëtarët.

Nuk duket të jenë rastësi edhe mediat që kanë prodhuar të njëjtin titull apo brendashkrim të lajmit. Lajmi është përcjellë me të njëjtin formulim  nga Shqiptarja.com, Report Tv, Tv Klan, Gazeta Tema apo Tirana Post. Kuptohet mediat që e kanë vendosur në ballinë janë ato që janë treguar më partizane ndaj një leximi të situatës identik me atë të qeverisë.

Në gjuhën e gazetarisë kjo ngjashmëri në tituj dhe lajm kuptohet si e njëjta dorë ose thënë ndryshe dora e shefit. Dihet që mediat në fjalë drejtohen nga njerëz të ndryshëm, por në këtë rast përputhja e mendimit dhe formulimit është një mrekulli ie lirisë. This is a miracle of fredoom!