Situatë e tensionuar politike edhe në Serbi, ku mbështetës të opozitës tentuan të hyjnë në Televizionin Publik. Reagimi erdhi pasi protesta e opozitës nuk gjeti asnjë pasqyrim në Televizionin Publik, që akuzohet se është i kontrolluar plotësisht nga qeveria dhe presidentit Vuçiç.

Kujtojmë që opozita serbe proteston prej javësh kundër Vuçiç dhe politikave të tij. Ajo kërkon dorëheqjen e presidentit dhe zgjedhje të lira. Opozita thotë se në Serbia nuk ka liri, mediat janë nën censurë dhe ka totalitarizëm e partitokraci.

“Për të jetuar në Serbi kemi nevojë që të lirohemi nga frika dhe të inkurajojmë edhe ata të rinjë që mendojnë vetëm të mbarojnë studimet dhe të ikin sa më parë nga Serbia. Mendoj se Vucic është politikan që nuk është burrështetas, pork a kthyer gjithcka në shërbim të partisë së tij, vëllezërve, kumbarëve dhe ka kthyer shtetin në një pronë private”- thotë  Jellena Anasanovic, një prej organizatoreve të protestës.