Mazhoranca është duke krijuar lojën e përshtypjeve se mundësia e bojkotit të zgjedhjeve nga opozita nuk dëmton procesin e aq më tepër legjitimitetin e tij.  Mosdorëzimi nga PD e LSI i listave për komisionerët zonalë të Administrimit Zgjedhor është sinjal i qartë se opozita me shumë gjasë do të bojkotojë zgjedhjet vendore të 30 qershorit. 
Mesa duket e entusiazmuar edhe nga garancitë e kreut të OSBE-së, mazhoranca përpiqet te shfaqet e relaksuar në raport me hapësirat që i lejon ligji. 
Anëtari i mazhoranës në KQZ, Bledar Skënderaj, thotë për Tv Klan, se KZAZ-të mund të funksionojnë edhe nëse do ketë nuk sjell përfaqësuesit e saj.
“KQZ hap procedurën dhe i zëvendëson me anëtare nga shoqëria civile. Deri një muaj përpara zgjedhjeve mund t'i sjellin dhe komisionerët e zgjedhur nga KQZ zëvendësohen me përfaqësuesit politik"-thotë Skënderaj.
Në kushtet e një opozite të sajuar me lista zëvvendësuese dhe premisave për të bërë zgjedhje me anëtarë të Shoqërisë Civile, dyshimet si do të jetë rezultati nuk përbëjnë më ndonjë kuriozitet.