Valdin Pjetri, Kryeregjistrues i Republikës është larguar sot nga detyra. Lajmi nuk konfirmohet ende zyrtarisht, por burime pranë Kryeministrisë i thanë ResPublica se Pjetri mendohet të emërohet Prefekt në Shkodër.

Ndërkohë sipas të njëjtave burime thuhet se është larguar nga detyra edhe drejtuesi i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë.