Protesta e sotme ka bilanc real. Atë nuk e neglizhon dot askush. Bilanci i saj është se e ka ekspozuar më fort se më parë anormalitetin dhe humbjen e qetësisë së pushtetit. Pas saj mazhoranca nisi avazin: foli Taulant Balla me interpretimet e zakonshme. Më pas edhe zv. Kryeministri Erjon Braçe, i cili ndër të tjera thotë:

Cenimi i sigurisë publike nga 2000, 3000, 5000, ja dhe 10000 njerëz të dhunshëm, nuk i bën asgjë një shumice politike, zero...

Ndoshta zotin Braçe duhet që ta sqarojë dikush se 10 000 njerëz të dhunshëm mund të bëjnë atë që atij nuk ja pret dot mendja. Ndaj qasja ndaj problemit në këtë farë mendjelehtësie është shumë e rrezikshme. Është e vërtetë që vota e shumicës anon majtas, ose te PS-ja, por kjo nuk është luftë kundër PS-së, por kundër një klike. Zoti Braçe ka për detyrë ta kuptojë këtë pastaj të merret me pasionin e jetës së tij: armiqësimin e përditshëm me modelin e armikut ideal që është Sali Berisha. Që ta besojë këtë zoti zv.kryeministër bën mirë të kujtojë 21 janarin se ndoshta qartësohet se ata që bënë përleshjen ishin disa qindra. Mjaftuan për t’ia prishur fytyrën ish-kryeministrit.