Takimi i Berlinit ka rezervuar një shaka të hidhur për qeverinë shqiptare, por edhe ato të rajonit që presin hapjen e negociatave të anëtarësimit. Vetë kryeministri Rama nuk foli për data, por Deutsche Welle raporton se vendimi i Gjermanisë nuk mund të merret para shtatorit, ndërkohë që Parisi zyrtar as që e ka dëshirë termin zgjerim.

Qarqet diplomatike nga Berlini rikonfirmojnë për DW se Franca nuk dëshiron ta zërë fare në gojë çështjen e zgjerimit të BE-se në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, që do të mbahen në fund të majit.

Merkel megjithatë nuk mund të marrë asnjë vendim pa miratimin e Bundestagut. Siç mësoi DW nga qarqet politike pranë CDU-së, afati kohor që nga publikimi i raportit të progresit të BE-së, më 29 maj deri në samitin e BE-së në qershor nuk mjafton për të marrë një vendim për çeljen e negociatave. Burime nga CDU/CSU i thanë DË-së vendimi i tyre do të shtyhet në shtator

raporton DW.

E ndërkohë që këto sjellje nuk lidhen më me problemet kronike të ballkanasve, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar sot se ai çështjen e marrëveshjes me Serbinë do ta kërkojë me ndërmjetësim nga SHBA. Mesa duket BE-ja kërkon përherë të disiplinojë proceset por pa dhënë rrugëdalje konkrete dhe një sjellje e tillë dëmton shumë liderët ballkanikë në planin e brendshëm, pasi atyre u duhet të shesin suksese konkrete. Por padyshim që ky takim ka vlerë të posaçme për dialogun Serbi_kosovë, aq sa agjencia gjermane DW, seksioni shqip, hapte sot në profilin e saj në Facebook një minisondazh me pyetjen nëse Thaçi ka të drejtë kur mendon se BE-ja nuk është e unifikuar në çështjen e dialogut.

Pas kësaj shfaqjeje proceduriale duhet pyetur për çfarë ishte ky takim dhe çfarë solli konkretisht, pasi përtej fotografive  nuk po kuptohet më gjë.