Astronautët në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor kanë kapur në 21 qershor të këtij viti, disa pamje spektakolare të vullkanit Raikoke në veriperëndim të Paqësorit. Raikoke shpërtheu javën e kaluar për herë të parë në thuajse 100 vjet. Shpërthimi i fundit i tij ishte në vitin 1924 kurse para tij në vitin 1778.
