Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan njoftohet se do të marrë pjesë në samitin dyditor të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore që mbahet në Sarajevë në datat 8-9 korrik të këtij viti. Sipas drejtorit të Komunikimit të presidentit turk, Fahrettin Altun ky samit është e vetmja platformë që përfshin të gjitha vendet e Ballkanit.
Takimi do të përqendrohet në hapat që duhen ndërmarrë për të përmirësuar bashkëpunimin në Ballkan, veçanërisht në fushën e ekonomisë, tregëtisë, transportit, infrastrukturës dhe investimeve
citohet Altun.