Interpoli ka refuzuar kërkesën e Turqisë për të lëshuar mandate arresti ndërombëtar për pjesëtarët e organiztës FETO.

Heqja e disa terroristëve, përfshirë të ashtuquajturit zyrtarë të YPG  që është një degë e organizatës terroriste Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, në Siri nga njoftimi i kuq dhe mos lëshimi i një njoftimi të kuq për disa terroristë të FETO-s do të dëmtojë rëndë luftën kundër terrorit në nivel global sikurse qëllimin e themelimit të Interpol

thuhet në njoftimin e bërë pas takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Turqi.

Shqetësimi i Turqisë lidhet me një situatë politike të ndërlikuar që kulmoi me grushtin e shtetit siç quhen ngjarjet e vitit 2016 nga partia në pushtet e presidentit Erdogan.

Refuzimi i Interoplit vë në pikëpyetje edhe angazhimin e fundit të Shqipërisë për goditur gulenistët që veprojnë në vendin tonë, siç u njoftua nga takimet e ministrit të Brendshëm turk me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Nuk ka aktualisht një bazë ligjore për të pranuar kërkesat turke në këtë drejtim, ndonëse ministri turk u shpreh optimist. Shqipëria nuk mund t’I lejojë vetes gafën e rëndë të Kosovës që lejoi rrëmbimin me forcë dhe mandje deportimin e gjashtë shtetasve turq nën akuzën e pjesëmarrjes në FETO.

Mediat turke pranë presidentit Erdogan arritën deri aty sa të sulmonin në vijimësi ish-kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Burçaj, që në disa raste ishte shprehur hapur për presione nga Turqia.