Një ditë pas konstituimit të këshillit Bashkiak të Tiranës, mediave dhe publikut u serviret “teatri” i radhës, ku vartës të Veliajt inspektojnë zonën pas teatrit dhe flasin për cilësinë e tallashit. Nuk kishte asnjë dilemë se administrata e re Bashkisë ku PS ka shumicën absolute nuk do përdorej në funksion të propagandës së zotit Veliaj.

Këta njerëz i kanë mbushur mendjen vetes se janë adaptë të flasin edhe për cilësinë e tallashit, mjafton të marrin porosinë e radhes për shërbimin e radhës. Nuk është çudi t’i shohim ndonjë ditë duke analizuar cilësinë e fekaleve që ndodhen pas teatrit me vendosmërinë për të sjellë një erë të re në estetikën e qytetit.

Parimi vertikal i kullave zgjidh çdo gjë!