Ish-kryeministri socialist i Greqisë  George Papandreu ka shprehur hapur kundërshtinë e tij ndaj papajtueshmërisë që po tregon Bashkimi Europian me angazhimet që ka marrë  për Ballkanin Perëndimor.

Mesazhi i Papandreut i referohet bllokadës franceze të negociatave të pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë.

"Udhëheqësit e BE-së duhet të dërgojnë një mesazh të fortë që respekton angazhimet tona në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në një kohë kur vlerat tona evropiane dhe themelet demokratike, të vendosura pas Luftës së Dytë Botërore, janë duke u vënë në dyshim"- thotë Papandreou.

Ai gjithashtu tekson se fillimi i bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është rezultat i faktit se Ballkani Perëndimor i përket familjes, historisë dhe të  ardhmes së përbashkët evropiane.