Anëtari i shkarkuar i Bordit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë Arben Malaj ka deklaruar sot në emisionin “Opinion” se ai është shkarkuar për inate personale të kryeministrit. Malaj ka deklaruar se i është kërkuar me sms nga Tualant Balla që të mos kritikojë Lali Erin. 

Malaj ka këmbëngulur më tej kur ka thënë se edhe gjoba 110 milionë euro që do t’i faturohet Shqipërisë për shkak të gjyqit të biznesmenit Becchetti vjen për shkak të disa sms-ve që sipas tij Erjon Veliaj i ka nisur Becchettit duke e kërcënuar. 

I kam sms-të, mos u merr me mua, me dasmën time

citoi  Malaj. 

Ai ka shtuar më tej se një arsye tjetër për shkarkimin e tij është edhe vota në Bord ku implikohen interesa të caktuara private. Ish-ministri i Financave ka deklaruar edhe se i kanë refuzuar anëtarësimin në PS pas aplikimit online.