Turqia e Recep Tayyip Erdogan është duke kërkuar rrugët e një marrëveshjeje detare e Izraelin. Në një opinion publikuar në qendrën studimore izraelite, Besa Center, kolumnisti Burak Bekdil shkruan se memorandumi me Libinë është një model të cilin Ankaraja po synon ta aplikojë edhe me TelAvivin. 

Bekdil vë në dukje se ulja e toneve ndaj Izraelit erdhi pasi Turqia publikoi marrëveshjen me Libinë dhe mirëtoi në Parlament mocionin për dislokim trupash në këtë vend. Një tjetër analist turk, Sinan Uglen shpjegon se pas kësaj që po ndodh është reflektimi mbi politikën e jashtme të deritanishme. 
Mbështetja pa kushtëzim e Vëllazërisë Myslimane çoi në ftohje në raportet me Egjiptin dhe Izraelin duke provokuar krijimin e një blloku vendesh kundër saj. Sipas Uglen, për Erdoganin marrëveshja me Libinë është një formulë për të thyer izolimin e Turqisë dhe të fitojë mbështetje për kërkesën turke për ndarje të barabartë të burimeve në Mesdheun Lindor.

Kjo mënyrë të menduari dhe vepruari thuhet se ka për autor kundëradmiralin Cihat Yaycı, shef i Marinës turke, por plani i tij pati zbatim sepse u kuptua shpejt dhe u miratua nga Erdogan. 

Tani duhet të ndërmarrim edhe një hap tjetër shumë të rëndësishëm. Ne duhet të firmosim me Izraelin sa më shpejt të jetë e mundur të njëjtën marrëveshje që firmosëm me Libinë. Ky hap duhet marrë patjetër

citohet të jetë shprehur Yaycı. 

As Turqia dhe as Izraeli nuk e kanë firmosur Konventën e Detit dhe aktualisht BE-ja e ka refuzuar ta njohë si të ligjshme marrëveshjen e Turqisë me Libinë. 

Por atë e bën të mundshëm interesi ekonomik. Sipas diplomatëve turq, pala izarelite nuk e dëshiron shumë projektin e EastMed për shkak të kostove dhe për arsye se rruga turke e gazit është më e lirë për TelAvivin. Për këtë arsye qetësimi i ujërave mund të hapë rrugën për marrëveshje çka patjetër do të shënonte goditje të madhe për politikën e jashtme greke.