Kuvendi i Kosovës ka rrëzuar me 82 vota pro, 32 kundër dhe një abstenim qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti. Mocioni i ndërmarrë nga partneri i tij në qeveri, Lëvizja Demokratike e Kosovës ka kaluar me miratim të gjerë ndërkohë që gjatë gjithë ditës, Kurti ka replikuar dhe i është përgjigjur akuzave të ndryshme.

Antiamerikan etj., akuzat kanë qenë varg, bashkë me ofertën cinike të LDK-së për rikthim në detyrë të ish-ministrit Agim Veliu, duke tentuar poshtërimin e kryeministrit. Çfarë ndodh tani?  Rimandatohet VV? Rimandatohet LDK? Kalohet në zgjedhje? Mbi cilin protokoll do lejohet fushata dhe tubimi?  Kjo mbetet për t'u parë. 

Këtë mund ta dijë vetëm mendja e politikës kosovare që solli punën në këtë pikë. Por për aq sa kuptohet në distancë, një gjë duket e qartë: Albin Kurtin e hodhën amerikanët sepse nuk gjetën tek ai ushtarin e bindur. Vetë kryeministri i rrëzuar tha shpesh se mocioni kundër tij është një plan veprimi për ndarjen e Kosovës.