Një kamion është futur mes protestuesve në një urë në Mineapolis duke provokuar një situatë të rrezikshme. Kamioni është ndalur dhe mandej protestuesit e kanë nxjerrë shoferin duke e rrahur. Mediat amerikane kanë raportuar se shoferi është arrestuar për një ngjarje që ilustron shkallën e tensionit në një pjesë të shoqërisë amerikane.