Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të përdorë ushtrinë për vendosjen e rregullit në SHBA.

Jam betuar të mbroj Amerikën dhe këtë do të bëj. Drejtësia për Floyd do të bëhet por ne nuk mund të lejojmë që protestues të dhunshëm të rrezikojnë qytetarët tanë paqësorë. Unë jam një aleat i të gjithë protestuesve paqësorë, por paqja është dhunuar nga anarkisë profesionistë, Antifa dhe të tjerë…Vendi ynë fiton përherë. Kjo është arsyeja pse nuk do të ndërmarr menjëherë veprimet presidenciale, duke mobilizuar të gjitha burimet civile dhe ushtarake. Do të vendos mijëra dhe mijëra ushtarë të armatosur rëndë dhe zbatues të ligjitë për të ndalur protestat e dhunshme, vandalizmin, sulmet dhe ndaj shkatërrimit të pronës

tha Trump.

Vendimi i tij ka provokuar reagime. Ai i referohet një ligji të vitit 1807, Akti i Rebelimit që lejon dislokimin e trupave, por në Pentagon ka shumë njerëz që janë në siklet nga një gjë e tillë.

Unë besoj se ne në Amerikë nuk duhet të mësohet apo të pranojmë që anëtarë të shërbimeve në uniform të çdo lloji të vendosen në pozicione për mbrojtjen e sigurisë së njerëzve brenda SHBA

citohet gjenerali Thomas Carden i Gardës Kombëtare në Georgia.

Aktualisht administrata e Trump ka urdhëruar detyra konkrete për një batalion të policisë ushtarake në afërsi të Uashingtonit. Bëhet fjalë për 200-250 trupa nga Fort Bragg në Karolinën e Veriut që pritet të “ofrojnë siguri”, por jo të jenë zbatues të ligjit  për akte të tilla si arrestime dhe ndalim protetsuesish.