Greqia dhe Italia kanë nënshkruar sot në Athinë marrëveshjen e delimitimit të zonave ekskluzive ekonomike në detin Jon. Sipas raportimeve mediatike nga Greqia kjo marrëveshje është një zgjerim i paktit të vitti 1977 dhe i hap rrugë të dyja vendeve për të nisur kërkimet dhe shfrytëzimin në rajonin detar në fjalë.
Delimitimi i zonave detare me të gjithë fqinjët tanë në kontekstin e ligjin ndërkombëtar është një objektiv konsistent për Greqinë
është shprehur pas firmosjes së marrëveshjes, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias.
Ministria e Jashtme greke e ka cilësuar marrëveshjen me rëndësi historike, ndërkohë që ka shtuar se ajo shtron rrugën për nënshkrimin e marrëveshjeve të ngjashme me Shqipërinë dhe Egjiptin. Marrëveshja po ashtu legjitimon zgjerimin e ujërave territoriale greke nga 6 milje në 12 milje, që u shpall vitin e kaluar. Në Shqipëri një akt i tillë që është konform rregullit ndërkombëtar është kontestuar mbi prapavija politike, ndërkohë që duhet thënë se për marrëveshjen detare me Greqinë, Tirana zyrtare gati merr leje në Turqi.