Mëria e presidentit turk, por edhe autoriteti i tij arrijnë larg. Përtej kufijve. Në Liban raportohet se një moderator armeno-libanez do të paraqitet në gjykatë pse në emisionin e tij kritikoi presidentin Erdogan. Nishan Der-Haroutounian,moderator i një emisionin popullor në televizionin Al Jadeed do të përballet me akuzën e “fyerjes ndaj Turqisë” pasi gjatë nnjë episodi ai e ka quajtur Erdoganin një “otoman të neveritshëm”.  Më 10 qershor në emision pati një telefonatë që e akuzonte drejtuesin për origjinën e tij armene si shkak të akuzave ndaj presidentit turk.

Jam në lirinë time ta quaj Erdoganin dhe regjimin e tij të neveritshëm. 1.5 milionë armenë janë vrarë

replikoi moderatori.  

Incidenti nuk kaloi në heshtje. Në Liban jetojnë rreth 150 000 libanezë me origjinë armene, pork a edhe turq. Pas emisionit disa njerëz që pretendonin se ishin turq nga rajoni juglindor i Mardinit u mblodhën jashtë televizionit dhe nisën të thërrisnin sllogane antiarmene. Po kështu ambasada turke dërozoi një notë proteste përmes së cilës pretendonte se moderator kishte tejkaluar kufijtë e lirisë së shprehjes.

Turqia zyrtare ka vepruar teknikisht për të dhënë një shembull në një vend shumë të paqëndrueshëm dhe të përzier që vuan ndër të tjera nga konglomerati i narrativave historike të komuniteteve të veta. Incidenti në fjalë na kujton fare mirë sjelljen e autoriteteve kosovare që lejuan që 6 shtetas turq që jetonin legalisht në Kosovë të rrëmbeheshin nga operativë turq dhe të mbaheshin peng në ambasadën turke në Prishtinë. Po kështu autoritetet shqiptare lejuan deportimin e shtetasve turq të dyshuar si gulenistë, të cilët rrezikojnë dënime edhe kapitale.

Në planin politik ky sukses i Erdoganit në mjedisin e jashtëm ku ai përmbush kërkesat e veta, na thotë shumë për raportin e tij me këto vende që janë mjerim i historisë së shtetformimit.