Europa ndoshta po dëshmon një pranverë verore në Bjellorusi, një vend ku ka nisur përplasja politike mes forcave opozitare dhe atyre që përfaqësohen nga presidenti jetëgjatë. Aleksander Lukashenko. Ky i fundit fitoi mandatin e gjashtë me mbi 80% të votave duke bërë të qartë se as ka ndërmend të hapë krahun dhe të lërë karrigen. Në këto kushte, duket se në lojë është vënë skenari i kundërshtimit të rezultatit të zgjedhjeve nën alibinë e njohur tashmë se zgjedhjet nuk ishin të ndershme. Svetlana Tikhanouskaya, liderja e opozitës e cila ndodhet në ekzil në Lituani, ka deklaruar se është e gatshme të drejtojë vendin pasi të zhvillohen zgjedhje të ndershme.
Videomesazhi i saj u transmetua pasi mijëra njerëz protestuan në qendër të Minksut duke bërë thirrjen: Largohu! Protesta ka përfshirë edhe punonjës të televizionit shtetëror, që kanë refuzuar të shkojnë në punë. Një dështim ky për shërbimet bjelloruese të sigurisë.
Jam e gatshme të marr përgjegjësinë e liderit të kombit
tha ish-mësuesja e anglishtes.
Në dallim nga Ukraina ku komediani Zelenskiy fitoi vetë, kjo që po ndodh në Bjellorusi ka shijen e një inksenimi me mbështetje nga jashtë në një vend që dallon për qasjen proruse, aq sa ndonjëherë qëllimisht ngatërrohet si satelit i Rusisë. Por edhe Rusia e Vladimir Putinit nuk duket se është aq e gatshme të ndërmarrë një aventurë të re.
Është e qartë se era e Lukashenkos ka marrë fund dhe mendoj se kjo është e qartë për të gjithë në Moskë, përfshirë Kremlinin
citohet të jetë shprehur Dimitry Suslov, një profesor i marrëdhënieve me jashtë në Shkollën e Lartë të Ekonomisë në Moskë.
Në këtë kuptim Rusia ka më shumë gjasë të mos i dalë para ndryshimit duke hedhur farën e armiqësisë, por mundet të sigurojë për Lukashenkon, atë që siguroi për Yanukoviçin e Ukrainës edhe pse në mediat perëndimore nuk përjashtohet ndërhyrja ushtarake e Rusisë.
Per ju rendesi ka qe ne kete
Per ju rendesi ka qe ne kete histori Rusia te dale pozitivisht.
Si e gjete?
Si e gjete?
Ja edhe nje shtet tjeter qe i
Ja edhe nje shtet tjeter qe i shtohet hartes se Perandorise se Kaosit (USA) ku funksionaret Amerikane do te turren se kush e kush te fitoj tendera per sipermarrje ne Bjellorusi, njesoj sic ben ne Ukraine dhe Afrike.
Dhe, si gjithmone populli i thjeshte eshte viktima.