Mediat raportojnë se pas një muaji konflikti ushtarak, Armenia, Azerbajxhani dhe Rusia kanë nënshkruar një marrëveshje për ndalimin e luftimeve. Vendimi është njoftuar së pari nga kryeministri armen, Nikol Pashinyan dhe është konfirmuar më vonë nga presidenti azer, Ilham Alyiev.

Deklarata tripalëshe do të jetë një pikë kyçe në rregullimin e konfliktit

citohet  të jetë shprehur Alyiev gjatë një bisedimi online me presidentin rus, Vladimir Putin. Ky i fundit ka njoftuar se në Nagorno Karabakh do të dislokohen paqeruatjës rusë, në korridorin mes këtij rajoni dhe Armenisë. Lajmi është mirëpritur edhe nga lideri i Nrajonit, Arayik Harutyunyan i cili ka bërë thirrje për dhënien fund sa më shpejt të luftimeve. Nga pikëpamja ushtarake Azerbajxhani është në pozita më të mira, pasi për gjashtë javë ka arritur të marrë territore në rajon. Kjo është pranuar edhe nga kryeministri armen, sipas të cilit:

kjo nuk është fitore, por as humbje përderisa nuk ke deklaruar humbjen

Ai ka shtuar se vendimi është konsultuar me ekspertët më të mirë të fushës duke vlerësuar se ky moment do të shërbejë për nisjen e një ere të re për unitetin kombëtar. Azerbajxhani pretendon se ka arritur të marrë pjesën më të madhe të territorit që humbi gjatë konfliktit të viteve 1991-1994.