Kryeministri Edi Rama ka folur dje në “Open”(video) edhe për një temë për të cilën përpiqet të fjalë me darka iftari, citate kuranore apo parada simbolike. Ai ka mbrojtur partneritetin elektoral me presidentin truk, Erdogan, duke dalë si një europian kozmopolit që jep leksione mbi xhamitë. Z. Rama ka sqaruar pozicionin e tij sipas të cilit restaurimet e xhamive nga Turqia janë restaurim i trashëgimisë kulturore shqiptare. Cili shtet e bën këtë gjë? Ne e dimë dhe e kemi lexuar se restaurime të tilla nga Turqia deklarohen si konservim i trashëgimisë otomane në Ballkan.

Ndoshta z. Rama nuk e di këtë gjë, por evolucioni i tij për këtë temë është një variabël i një jovertebrori politik që për karrigen duket se bën çdo gjë. Ai ka bërë edhe një deklaratë tepër krenare kur ka thënë se nuk i do votat e atyre që mendojnë se ndërtimi i xhamive prish punë në Shqipëri. Mirëpo krenaria dhe dinjiteti stonojnë në portertin e këtij individi që është fatkeqësi për këtë vend. Arroganca i rri mirë, madje i jep identitetin real, sepse arroganca e tij vjen nga frika. Frika e madhe ndaj çdo gjëje.

Mjafton kjo foto e para disa viteve për ta kuptuar se kush është ai që sot jep leksione paqëtimi dhe tolerance.