Nuk dihet për cilat arsye ka bërë përshtypje në disa media pritja zyrtare që iu bë Edi Ramës në Turqi. Edhe dje në emisionin “Open”, kjo pritje u trajtua gati si me zili ndaj Kryeministrit që nuk e fshehu trukun se kjo pritje ishte posaçërisht për meritat e tij.
Mirëpo kjo dalldi nuk ka ndonjë gjë të vërtetë. Sepse në vitin 2016 me një ceremoni të ngjashme u prit edhe ish-presidenti Bujar Nishani. Madje presidenti turk, Erdogan tregoi njerëzinë e vet duke ndihmuar Nishanin që asokohe kishte disa probleme shëndetësore.
Ku qëndron vallë kjo pritje e veçantë për Edi Ramën?