Sinodi i Kishës Ortodokse Serbe ka zgjedhur Mitropolitin e Zagrebit dhe Lubjanës, Porfir Periç, si Patriark të ri. Patriarku i ri që pason Irinein që vdiq pak kohë më parë, ka lindur në vitin 1961 në Becej. Serb në origjinë, prindërit e tij u zhvedosën herët në Vojvodinë. Ai i diplomua në vitin 1987 në Fakultetin e Teologjisë së Kishës Ortodokse Serbe, pasi kshte ndjekur më parë studimet për Arkeologji në Beograd.

Në vitet 1987-1990, Porfiri ndoqi studimet për doktoraturë në universitetin Kapodistrian të Athinës, njohës i tri gjuhëve dhe aktualisht i angazhuar me mësimdhënie në universitet. Porfiri është një person me angazhim të madh publik televiziv, ku ka shprehur pikëpamje humanitare dhe përbashkuese.

Unë të do të jem përherë i gatshëm të marr pjesë në ndërtimin e urave mes njerëzve dhe kombeve

citohet të jetë shprehur ai në vitin 2014.

Unë jam një serb, por përmbi të gjitha një kristian dhe kjo është një vlerë universal…E dua popullin tim, por dua dhe do të dua të gjithë popujt, çdo njeri, çdo ikonë të Zotit

citohet ai sa i përket vetëpërcaktimit identitar.