Pak gjëra janë qesharake dhe me zarar në të njëjtën kohë sesa miratimi i ligjeve dhe normave juridike nga një pseudoshtet si ky yni. Qesharake sepse ato janë gërma pa vlerë në një vend ku gënjeshtra dhe vjedhja janë interes parësor; me zarar sepse ligjet janë aty si shkop gome dhe litar për ata që ngecin në rrjetën e tyre. 
Së fundmi Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin “Për Azilin” që rregullon të drejtat dhe procedurat e azilit për shtetas të huaj në Republikën e Shqipërisë. Ligji në fjalë nuk meriton asnjë lloj vëmendjeje në aspektin juridik sepse është përafruar me legjislacionin europian. 

Komenti që ka vlerë mbi të është ai politik, për rregullimet që sugjeron në dritën e veprimeve të kësaj qeverie. P.sh ligji në fjalë përcakton se: 

Për të vazhduar më poshtë me ato që i quan parimi i moskthimit, sipas të cilit ndër të tjera, shteti shqiptar detyrohet të zbatojë këto norma: 

Ligji vjen në një kontekst ironik sepse vetëm në vitin që lamë pas, qeveria shqiptare deportoi, apo tentoi te deportonte shtetas turq të kërkuar nga Ankaraja zyrtare që i akuzon ata si të përfshirë në grusht shteti dhe pjesëtarë të organizatës së Fetullah Gulen. Kjo e fundit nuk njihet në Europë, prej nga ku buron legjislacioni më fjalë si organizatë terroriste, madje as në ShBA, kështu që akti i qeverisë shqiptare është shumë i diskutueshëm dhe mund të interpretohet vetëm nga pikëpamja politike. 

Kaq të dyshimta janë praktikat e qeverisë, saqë u njoftua madje për reagime nga Brukseli dhe OKB për dy raste, duke vënë pikëpyetje mbi legjitimitetin e akteve të qeverisë shqiptare që më herët lejoi edhe veprimin e shërbimeve turke në deportimin e një tjetër shtetasi turk. 

Dispozitat e ligjit të ri përmbushin thuajse të gjitha kriteret e kërkuara prej atyre që quhen gulenistë, ndaj të cilëve ka akuza të rënda, por në kuptim të legjislacionit që kanë bazë të drejtat e njeriut vështirë se mund të ekstradohen. 

Në këtë kuadër lind pyetja: çfarë kuptimi ka ky ligj si një akt rregullues real, kur ai paraprihet nga akte shumë të diskutueshme dhe që janë kritikuar edhe në raport me legjislacionin e deritanishëm në fuqi? 
Sigurisht që një ligj për azilin duhet në një shtet, por jo për alibi. Sepse ky ligj po ngjan veçse si alibi për të ardhmen. 

s.zaimi