Ndryshe nga sa mund të kenë menduar disa, administrata Biden duket se nuk ka ndërmend të ndryshojë nga paraardhësja sa i takon qasjes ndaj gjigantit kinez të teknologjisë, Huawei.

Komisioni Federal i Komunikimit (FCC) e ka konsideruar Huaëei-n një kërcënim për sigurinë kombëtare amerikane.

FCC njoftoi të premten se firma, si dhe katër kompani të tjera kineze, paraqesin "një rrezik të papranueshëm për sigurinë kombëtare të SHBA ose sigurinë dhe sigurinë e shtetasve amerikanë".

Shefja e përkohshme e rregullatorit, Jessica Rosenworcel, tha se masat që do të merren do të ndihmojnë në "rikthimin e besimit" te rrjetet e komunikimit të SHBA. Ajo nuk shpjegoi se çfarë veprimesh specifike do të ndërmerren kundër kompanive kineze.

Vendimi vjen vetëm një ditë pasi Bloomberg njoftoi se administrata e Biden njoftoi ​​kufizime të reja për Huaëei, duke u kërkuar kompanive amerikane të mos e furnizojnë gjigantin kinez me produkte që mund të përdoren në pajisjet 5G. Bizneset amerikane më parë ishin lejuar të furnizonin Huawei-n, me kusht që të kërkonin paraprakisht leje nga qeveria amerikane.

Pekini reagoi duke e akuzuar Uashingtonin për "shkelje të parimeve të ekonomisë së tregut dhe konkurrencës së ndershme".

Cilësimi i Huawei-t një kërcënim i sigurisë kombëtare përputhet me politikën e linjës së ashpër që ka ndjekur administrata paraardhëse nën Donald Trump.

Gjiganti kinez i teknologjisë ka shpresuar se administrata e re do të ndryshonte qasje. Victor Zhang, nënpresident i kompanisë, tha në një intervistë në nëntor se sulmet ndaj Huawei-t ishin të motivuara politikisht dhe pjesë e një "lufte tregtare" midis SHBA dhe Kinës, duke shtuar se sjellja e Uashingtonit mund të ndryshojë sapo Biden të marrë detyrën.