Vaksina ruse do të prodhohet në Rusi. Fondi Rus për Investime Direkte dhe Instituti i Virologjisë, Vaksinave njoftoi sot arritjen e marrëveshjes për prodhimin e vaksinës Sputnik V në Serbi. Prodhimi do të nisë në maj  dhe do ta bëjë Serbinë vendin e parë në Evropën Juglindore që prodhon vaksinën Sputnik V.

Por plani është më i gjerë se thjesht përballimi i nevojave të Serbisë për vaksinë. Sipas një deklarate të botuar në faqen e internetit të Sputnik V, vaksina mund të eksportohet më vonë në vendet e tjera të rajonit. Siç raporton B92, ministri i Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik, Nenad Popoviç, është shprehur se prodhimi i vaksinës Sputnik V në Institutin Torlak do të forcojë kapacitetet e vendit në luftën kundër pandemisë së koronavirusit dhe do të hapë perspektiva të reja për shpërndarjen e kësaj vaksine në Evropën Juglindore.

"Ky transferim i teknologjisë për prodhimin e vaksinës Sputnik V nga Rusia në Serbi do të kontribuojë në rinovimin e sovranitetit të vendit tonë në fushën e prodhimit të vaksinave, e cila do të jetë një burim i rëndësishëm për vendin në të ardhmen", tha Popoviç.

Serbia ishte ndër vendet e para në Europë që mori doza të Sputnik V. Gjithashtu, ajo është vendi me numrin më të lartë të të imunizuarve me vaksinë në raport me popullsinë në Europën kontinentale.