Vullkani Taal në Filipine është riaktivizuar këto ditë duke detyruar evakuiimin e më shumë se 2000 personave. Taal është një ndër më aktivët në vend dhe ndodhet në atë që quhet Unaza e Zjarrit në Paqësor.

Autoritetet kanë bërë me dije se nga aktiviteti i fundit vullkanik rrezikohen që t’i ekspozohen emetimeve të gazit helmues më shumë se 317 000 njerëz.