Është arma më e mirë kundër koronavirusit. Kështu dëgjojmë të na thuhet për vaksinën të cilën po përpiqen të na e imponojnë, të na e shndërrojnë në një lejekalimi, autorizim për të bërë pjesë te normalët. 

Mirëpo tani që është e qartë se propagandimi i vaksinës si zgjidhje definitve nuk përputhet me realitetin, në skenë ka dalë opsioni i dozës së tretë. Në krye sërish Izraeli që madje ka njoftuar se nuk do të njohë pasaportën e gjelbër për ata që nuk kanë marrë dozën e tretë.

Ja arsyetimi cool i ministrit izraelit të Shëndetit, Nitzan Horowitz: 

Kjo bëhet sepse në termat e efektivitetit, vaksina është e vlefshme vetëm për një periudhë prej 5 ose 6 muajsh. Pas më shumë se një viti duhet të marrësh një dozë të tretë, përndryshe vaksina humbet fuqinë e vet…

Më tej edhe një vlerësim i zotërisë për vlerën e pasaportës së gjelbër: 

Green Pass vërteton se një person është i sigurtë një farë mënyre. Ndaj në momentin që ne e dimë se vaksina humbet efektivitetin e vet pas një periudhe të caktuar, nuk ka justifikim për dhënien e pasaportës së gjelbër dikujt që nuk ka marrë një dozë tjetër

Nëse vaksina ka efektivitet sezonal, pra ka sjelljen e vaksinës së gripit, si atëherë u bëka e detyrueshme? Ky është asgjë më shumë se një eksperiment që ka të bëjë me frikën e qeverive për vjeshtë/dimrin që po afron. Pa kuptuar se rruga e shkurtër të nxjerr përherë gjatë.