Në udhëtimin e tij të fundit, yllin e kinemasë franceze, Jean Paul Belmondo, e shoqëroi kolona zanore e filmit me të cilin ai mbahet mend nga shumë breza.

Nën tingujt e kolonës zanore të “Le professionel” dhe duartrokitjeve pa ndalur, arkëmorti i Belmondo u përcoll për në banesën e fundit, pas një ceremonie në nder të tij, ku ishte i pranishëm edhe presidenti Macron, personalitete të tjera të politikës e artit dhe admirues.

Aktori vdiq të hënën në moshën 88 vjeç, duke lënë pas një karrierë të gjatë në ekran, ku shkëlqeu në më shumë se 80 role.