Gushti ishte muaji i hapur i vaksinimit në Shqipëri. Që prej datës 4 gusht, me një spot sensibilizues që transmetohet në TV, Ministria e Shëndetësisë fton qytetarët të vaksinohen.

Spoti vë në qendër një të moshuar që vaksinohet dhe më pas përqafon nipin. “Vaksina të shpëton jetën” është mesazhi që përcjell videoja.

Duke e paraqitur vaksinën si shpëtimin e vetëm nga virusi, duket se ministria ka harruar se ajo nuk është barrierë për infeksionin. Sidomos në rastin e variantit Delta.

Një studim i publikuar në Nature një muaj më parë konkludon se njerëzit e vaksinuar që infektohen me Delta SARS-CoV-2 kanë në hundë po aq sasi virusi, sa edhe njerëzit e pavaksinuar.

Praktikisht, ata e shpërndajnë infeksionin njësoj.

Nëse shkenca na thotë se vaksina nuk është barrierë për transmetimin e virusit, mesazhi që përcjell Ministria e Shëndetësisë në video është krejt tjetër: bëni vaksinën dhe shpëtoni nga maskat dhe distancimi social.