Gjiganti amerikan i farmaceutikës, Pfizer, përuroi sot në Selanik qendrat për Inovacionin Digjital dhe Operacionet e Biznesit dhe Shërbimet. Investimi do të kontribuojë me 650 milionë euro në ekonominë e qytetit verior dhe do të krijojë vende të reja pune.

Shefi ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla, tha se investimi është në përputhje me politikën reformatore të Greqisë, e cila parashikon që burimet nga Fondi i Rimëkëmbjes i BE-së të kanalizohen në inovacion, eksporte dhe rritje të qëndrueshme.

Siç raporton Kathimerini, të dy qendrat do të punësojnë 700 punëtorë shumë të kualifikuar, ndërsa më shumë se 50 të rinj, 15% e stafit, janë grekë që kthehen në Greqi për punë pas disa vitesh.

Bourla, i lindur vetë në Selanik, dhe zhvilluesi i një prej vaksinave më të mira në botë kundër Covid, është pjesë e Pfizer që nga viti 1993.