Imuniteti i tufës, apo imuniteti kolektiv nuk ka bazë shkencore. U deshën më shumë se dy vjet situatë pandemike që e ashtuquajtura shkencë të pranojë dhe me gjasë të prapësojë një nocion të qarkulluar po prej saj, e mbi të cilin u ndërtuan politikat sanitare të karantinimit dhe vaksinimit. Profesori izraelit Salman Zarka, i Ziv Medical Center dhe një ndër drejtuesit kryesorë të menaxhimit të pandemisë në këtë vend, ka deklaruar në një konferencë për shtyp se Izraleli nuk ka një politikë kundër CoVid-19 bazuar mbi këtë koncept.

Nuk e di nëse dikush që është i infektuar me Omicron është i mbrojtur. Ne nuk dimë mjaftueshëm mbi Omicron dhe se cilat do të jenë efektet e tij në të ardhmen

është shprehur ai.

Zarka ka bërë thirrje që njerëzit të mos bazohen mbi idenë e imunitetit të tufës por të marrin masa konkrete kundër SARS-CoV-2 në variantin e tij të ri, Omicron. Në kushtet e tanishme, shpresat janë ato që konfirmohen nga klinika e shpejtë e Omicron çka do të sjellë ulje të të infektuarve po aq shpejt sa rritja.

Nga ana tjetër deklarata në fjalë përgënjeshtron një politikë të tërë publike me CoVid-19 dhe tradhëton të gjithë kredencialin profesional të atyre mjekëve që deri më sot kanë qëndruar në vijën e parë të mbrojtjes së disa politikave që nuk bëjnë më sens. Nocioni i imunitetit të tufës u qarkullua në fillimet e pandemisë si një lloj kriteri përllogaritës për situatën epidemiologjike në kushtet kur duhet të kujtojmëse po në ato muaj u deklarua se 80% e popullsisë e kalojnë sëmundjen pa simptoma, ndërkohë që sëmundshmëria zhvillohet në 20% të popullatës. Një tjetër shifër kjo e përgënjeshtruar ndërkohë që janë po këta mjekë që sot këmbëngulin për politika të reja, vaksinim të detyruar e kështu me radhë pa kërkuar qoftë edhe njëherë të vetme falje.

Duhet të vihet në dukje se në mënyrë informale qarkullon informacioni se për shkak të mjekimit të gabuar kanë ndërruar jetë 35-55% e pacientëve të prekur dhe hospitalizuar, një tjetër aspekt i errët ky jo i pandemisë, por i mjekësisë dhe sistemit shëndetësor publik kudo.