Tajvani ka hapur arkivin online me dokumente që hedhin më shumë dritë mbi Chiang Ching-kuo, presidenti i ishullit të vetëqeverisur gjatë epokës së paqëndrueshme kur Uashingtoni shkëputi lidhjet për t’u afruar me Pekinin. Chiang - djali i madh i ish-udhëheqësit të ndjerë të Kuomintang Chiang Kai-shek – ka mbajtur detyrën e presidentit të Tajvanit nga viti 1978 deri në vdekjen e tij në 1988, në moshën 77-vjeçare. Babai i tij mbërriti në Tajvan në vitin 1949 dhe krijoi një qeveri atje pasi humbi luftën civile ndaj komunistëve të Mao Ce Dunit në Kinën kontinentale.
Presidenca e Chiang Ching-kuo shënoi një tranzicion nga sundimi autoritar i babait të tij në demokracinë e Tajvanit të sotëm. Arkivi dixhital u lançua të mërkurën nga Academia Historica e financuar nga qeveria dhe ofron akses publik falas në mijëra të dhëna që lidhen me Chiang. Janë më shumë se 50 000 dokumente origjinale, mes të cilave edhe korrespondenca personale e Chiang, ditari, shënimet, veprat dhe dokumentet qeveritare.
Academia Historica thotë se këto materiale ofrojnë një këndvështrim të ri mbi “një periudhë magjepsëse të Kinës moderne dhe Tajvanit".
“Baza e të dhënave zbulon se si ndodhi një incident i madh për Tajvanin – normalizimi i marrëdhënieve SHBA-Kinë”, thotë për South China Morning Post Hsueh Hua-yuan, profesor i historisë Tajvaneze në Universitetin Kombëtar Chengchi në Taipei. Dokumentet përfshijnë shënimet e ditarit të Chiang, të dhënat nga Ministria e Jashtme dhe raportet e medias treguan se presidenti ishte i vetëdijshëm se Uashingtoni kishte të ngjarë të kalonte njohjen diplomatike nga Taipei në Pekin, herët a vonë. Arkivi përmban letra dhe dokumente zyrtare si dhe raportime lajmesh që detajojnë periudhën nga viti 1971, kur sekretari i shtetit i atëhershëm i SHBA-së Henry Kissinger bëri një udhëtim të fshehtë në Kinë, që i parapriu vizitës së Richard Nixon një vit më vonë si president, gjë që çoi në ndryshimin e raporteve me SHBA-në, në vitin 1979.
Chiang e quan atë "një fyerje" në një dokument të shkruar me dorë nga fundi i vitit 1978. “Që kur Republika e Kinës [titulli zyrtar i Tajvanit] dhe Shtetet e Bashkuara nënshkruan një traktat aleance, marrëdhëniet e tyre kanë mbetur të ngushta dhe miqësore, por tani – me vetëm shtatë orë njoftim – qeveria amerikane na ka njoftuar për ndërprerjen e marrëdhënieve”, thuhet në dokument.
"Kjo nuk është vetëm një tronditje, por edhe një fyerje për popullin tonë."
Amerikanet u ftohen me
Amerikanet u ftohen me Tajvanin asaj kohe, per shkak parimesh te medha universale demokratike, qe ishte parashikimi i tyre per tu lidhur ne nje aleance strategjike me Shqiperine post-komuniste te sotme! Amerikanet ishin shume parashikues! Biles, edhe trafikun e kokaines qe bente CIA me vendet e Am. Qendrore e Latine ne fund te v. '70 dhe vitet '80, (e keni edhe film te bere nga Hollivudi), e benin se donin qe te financohej i ashtuquajturi 'sklandali i Iranit' dhe qe te pregatiteshin sot per sulm ndaj Iranit! Mbani shprese tek Amerika, se nuk do t'ju lere kurre te fundoseni ne balte, por do t'ju mbaje siper saj!