Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka firmosur sot dekretin e zgjedhjeve të reja parlamentare, të cilat do të mbahen më 3 prill të këtij viti. 

Po njoftoj zgjedhjet parlamentare për datën 3 prill 2022. U bëj thirrje qytetarëve të Serbisë të votojnë, të tregojnë kapacitetet demokratike të vendit, sesa e rëndësishme është të pranosh planet dhe programet për të ardhmen. Le të fitojë më i miri! Qytetarë të Serbisë, Ju uroj zgjedhje të mira! 

shkruan Vuçiç në Instagram. 

Më herët edhe kreu i Asamblesë Parlamentare të Serbisë, Ivica Daçiç ka njoftuar se edhe zgjedhjet lokale do të mbahen më 3 prill.